• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Mario nuk e harron Shqipërinë, i tregon ndjekësve të huaj ushqimet tradicionale të vendit tonë

Të gjithë e njohin Mario Dedivanoviç, mikun e ngushtë të Kim Kardashian dhe në të njëjtën kohë grimierin e saj. Përveç kësaj, dyshja gjithashtu ka bashkëpunuar duke sjellë koleksionin e tyre të produkteve kozmetike. Edhe pse një nga emrat më të njohur, ai asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se është shqiptar. Së fundmi, ka publikuar disa video ku tregon se ndodhet në një restorant shqiptar, në New York. “Gjithmonë më pyesin se si është ushqimi shqiptar dhe unë sapo gjeta këtë restorant me ushqime të tilla në New York. Këto janë disa nga gjërat që ne hamë, e di që duket rrëmujë tani”, thotë Mario, teksa tregon ushqimet shqiptare si byrek, qofte, fërgesë apo sallatëra të ndryshme. Një detaj tjetër interesant është dhe kënga e Tunës nga albumi ‘Fortuna’ që dëgjohet në sfond./revistawho.com