• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Marina Vjollca shpenzon shumën marramendëse për veshjen në plazh

Prej disa javësh, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po shëtisin në vende të ndryshme të botës për të shijuar disa ditë relaks. Ata kanë vendosur që të vizitojnë vendet me ishujt dhe plazhet më të bukur duke filluar nga Kuba, Miami dhe Bahamasi. Po përveç zgjedhjes së destinacioneve të veçanta, çifti i njohur duket se i ka kushtuar shumë rëndësi edhe veshjes së tyre. Madje Marina ka shpenzuar më shumë se 2.000 euro për një veshje të saj dhe aksesorët e plazhit. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi veshur me rroba banje, të cilat kanë kushtuar plot 1.145 euro. Faqja e ‘Instagram’-it ‘What they wearin’ ka zbuluar se jo vetëm rrobat e banjës, por edhe syzet që i përkasin firmës ‘Anna Karin Karlsson’ kushtojnë 1.135 euro. Duhet pranuar se për një veshje plazhi, këto janë me të vërtetë shuma marramendëse. /revistawho.com