• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Marina Vjollca një adoleshente shumë e ëmbël, ja si dukej moderatorja shumë vite më parë

Marina Vjollca është një ndër moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar. Përveç aftësisë, ajo ka fituar zemrën e shumë fansave me sharmin dhe bukurinë e saj. Për këtë arsye ajo ka një numër të shumtë ndjekësish në rrjete sociale, të cilët nuk hezitojnë që çdo ditë të shprehin dashurinë e pafund që kanë për të.

Në njërin profil të fansave të Marinës qarkullon një fotografi nga adoleshenca e saj. Nga fotografia vihet re se moderatorja ka pothuajse të njëjtat tipare, të njëjtët sy të qeshur dhe një ëmbëlsi në fytyrë që e karakterizon gjithmonë. Pas përfundimit të spektaklit “C’est la vie” Marina nuk ka bërë ende të ditur nëse do të jetë sërish pjesë e ekranit. /revistawho.com