• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Marina sërish në ‘Klan’, zbulohet emisioni i ri që do të drejtojë

Marina Vjollca ka qenë ndër figurat më pak të diskutuara këtë sezon të ri televiziv. Pas përfundimit me sukses të “C’est la vie”, moderatorja nuk u shfaq në asnjë promo të ndonjë televizoni. Si fillim u dyshua se ajo kishte mbetur pa program, por duket se kjo nuk është e vërtetë. Burime pranë ‘Xing’ kanë zbuluar se moderatorja simpatike do të shfaqet sërish në televizionin ‘Klan’, por me një emision të ri. Bëhet fjalë për një program që do të promovojë njerëz të talentuar në fusha të ndryshme. Sipas ‘Xing’ moderatorja së bashku më stafin kanë nisur xhirimet e emisionit, i cili pritet të transmetohet në muajin shkurt. Duke qenë se Marina ka provuar edhe drejtimin e një spektakli me siguri edhe ky emision i ri do të rezultojë i suksesshëm. /revistawho.com