Mariah Carey është një nga këngëtaret më të famshme të ‘Hollywood’. Për shkak të talentit të saj dhe vjetërsisë në industri, asaj i kanë vënë epitete të ndryshme si: “Legjendë”, apo “Perëndeshë”. Për herë të parë, Mariah ka zbuluar për ‘Cosmopolitan’ numrin e partnerëve gjatë gjithë jetës së saj. “Nuk kam pasur aq shumë, por ka pasur disa. Kam qenë vetëm me 5 persona gjatë gjithë jetës time”, është shprehur Mariah. ‘Cosmopolitan’ shkruan se në fakt kanë qenë 2 martesa dhe 3 lidhje. Fillimisht me Tommy Mottola, një martesë me një diferencë të madhe në moshë dhe toksike për këngëtaren. Pas ndarjes, ajo u martua me komedianin Nick Cannon, por martesa e tyre mori fund 8 vite më pas. Lidhja me James Packer në 2016 u kthye serioze dhe çifti zyrtarizoi fejesën e tyre, por i dha fund në tetor të po atij viti. Momentalisht, Mariah është me Bryan Tanaka, balerinin në skuadrën e saj, një lidhje kjo që është mbështetur nga pjesa e madhe e fansave të këngëtares./revistawho.com