• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mami Vesa zbulon pasionin e Lian, ja ç‘bën ai në fshehtësi

Lian është vogëlushi i dyshes së njohur të showbiz-it shqiptar, Vesa Luma dhe Big Basta. Ai është vetëm dy vjeç dhe nëpërmjet fotove dhe videove që Vesa publikon herë pas here, ka krijuar shumë fansa të cilët komentojnë veprimet e ëmbla të tij.

Pavarësisht se Vesa dhe Big Basta kanë pak kohë që janë shkëputur nga skena, ata i kanë trashëguar të birit pasionin e madh lidhur me muzikën. Këtë gjë e tregon më së miri edhe një video e publikuar pak më parë nga Vesa. Vogëlushi shfaqet duke kënduar me shumë dëshirë një këngë ritmike, të cilën e shoqëron edhe me performancë.

“Mirëmëngjes! Liani duke e ditur që po e xhiroj në fshehtësi”,- shkruan Vesa krahas videos.

Këtë të hënë Liani filloi një etapë të re në jetën e tij, pasi ka nisur të shkojë në kopësht./revistawho.com