• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Mamaja e Elvana Gjatës feston ditëlindjen, këngëtarja e uron me videon e ëmbël

Sot është një ditë e veçantë për Elvana Gjatën dhe familjen e saj. Mamaja e këngëtares feston ditëlindjen dhe sigurisht, nuk mund të mungonte një urim publik në rrjetet e saj sociale. Elvana ka publikuar një foto në ‘Instastory’ të mamasë e saj, ku kjo e fundit shfaqet e ulur në një vend me gjelbërim dhe me një lule të vogël në dorë. ‘Gëzuar ditëlindjen jeta ime’, shkruan këngëtarja. Pas kësaj, ajo ka publikuar një video ku shfaqen shumë pranë njëra-tjetrës dhe duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Elvana shpeshherë ndodhet jashtë Shqipërisë, e zënë me koncerte, por mesa duket ajo ka vendosur që disa ditë t’i kalojë së bashku me prindërit e saj, në të njëjtën kohë, të festojë dhe ditëlindjen e mamasë si një familje./revistawho.com