Me regji të Kastriot Çipi-t, vjen në Teatrin Kombëtar pjesa “Mallkimi i fukarenjve”, në të cilën intepretojnë një sërë emrash të njohur si: Yllka Mujo, Gëzim Rudi, Genti Deçka , Esela Pysqyli, Vasjan Lami, Laert Vasili, Ervin Bejleri, Artan Imami,Besmir Bitraku Gert Ferra.
Ndryshe nga ajo që kemi parë deri më tani në skenën e teatrit, kjo pjesë sjellë një fjalor të papërshtashëm, skena dhune si edhe zhveshje të pjesshme të aktorëve. Për këtë arsye jo çdokush mund të shkojë të shijojë shfaqen duke qënë se është vendosur edhe një limit moshe mbi 14 vjeç. Gjatë provave gjenerale aktori Genti Deçka në personazhin Wesli është zhveshur pjesërish teksa intepretonte në skenë rolin e tij.
“Mallkimi i Fukarenjve” vjen në Teatrin Kombëtar në datat 20-21-22-23-24 Prill ora 19:00.