• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Makina ku po udhëtonte përfshihet në një aksident, ja si është gjendja shëndetësore e Albano Bogdos

Aktori i dashur i humorit, Albano Bogdo është përfshirë në një aksident ditën e djeshme. Taksia ku ai udhëtonte u përplas me një makinë tip “Ford”. Në imazhet e siguruara nga “Vizion Plus” shfaqet aktori i tronditur, i cili është pranë një trotuari. Për fat të mirë përveç dëmeve materiale, Albano nuk pati asnjë dëmtim. Kujtojmë se Bogdo është pjesë e castit të aktorëve në show-n më të ri televiziv “Klanifornia”.