• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Madonna ofendon djemtë e Trump: “Kjo është një arsye më shumë për të votuar Hillary Clinton”

Djemtë e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, u bënë kryetitull i tabloidëve dhe mediave të ndryshme në periudhën mars-prill për shkak të fotove të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen duke vrarë kafshë të egra në Afrikë e duke pozuar përkrah trupave të pajetë. Duke qenë se fushata ka filluar të bëhet më e egër e më intensive, Donald Trump Jr. dhe Eric Trump janë kthyer sërish në vëmendje, por këtë herë nga Madonna. “Sa trim duhet të jesh që të vrasësh këto kafshë kaq fisnike thjesht për sport? Thjesht pyesni Donald Trump Jr. dhe vëllain e tij, Eric”, – shkruan artistja në një foto të djemve duke pozuar me kafshët në Instagram. “Një arsye më shumë për të votuar për Hillary-n”. Madonna aktualisht gjendet në Afrikë dhe nga postimet në Instagram mund të shohim dhurimet që ajo po u bën popullsive vendase. /Blitz.al