• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Lule të vetmuara/ Vajzat e jetimores përjashtohen nga shkolla, ja ç’do ndodhë nesër

Policia vendos t’i çojë vajzat e jetimores për kontroll për të mësuar nëse kanë kryer marrëdhënie. Serkan i tregon nënës dhe avokatit të vërtetën që Gynej shpifi për vajzat e jetimores. Të nesërmen vajzat e jetimores dërgohen për kontroll në spital dhe paparacët i fotografojnë. Feride bën të pamundurën që vajzat mos të kontrollohen. Doktoresha thërret të parën Ejlylin por ajo nuk pranon dhe i lutet duke qarë. Songyl për të shpëtuar Ejlylin vendos ta bëjë e para kontrollin. Nazan takohet me drejtoreshën e jetimores dhe i kërkon që vajzat ta tërheqin denoncimin. Ejlyl, Kader dhe Meral shpëtojnë nga kontrolli mjekësor. Songyl mbetet e tronditur pasi ishte e vetmja që e bëri kontrollin. Drejtoresha e jetimores qorton vajzat dhe u thotë të tërheqin denoncimin. Vajzat kuptojnë se nuk kanë shpresë të fitojnë përballë djemve dhe vendosin ta tërheqin denoncimin. Ejlyl falenderon Songylin për veprimin që bëri në spital. I fejuari i kërkon një mundësi të dytë Ferides por ajo nuk pranon. Toprak mbron Feriden dhe përzë të fejuarin e saj. Vajzat e jetimores dalin në gazetë dhe të gjithë flasin për to. Nëna e Ejlylit shqetësohet kur sheh lajmin në gazetë. Vajzat e jetimores mbeten pa shkollë pasi askush nuk i pranon. Feride kërcënon drejtoreshën e kolegjit të marrë vajzat e jetimores në kolegj. Ejlyl, Songyl, Meral dhe Kader nisin shkollë në kolegjin e të pasurve por nxënësit tallen me to./revistawho.com