• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Luana Vjollca surprizohet për ditëlindjen e saj nga dy njerëzit më të veçantë për të

Ditën e sotme moderatorja seksi e ekranit shqiptar, Luana Vjollca feston 27-vjetorin e lindjes dhe në një ditë si kjo nuk kanë munguar urimet e shumta.
Mes tyre është edhe urimi i veçantë i motrës së saj Marina Vjollca dhe i nënës, Maria Vjollca.
Urimin e parë Luana e mori nga Marina, e cila në orën 00:00 i ka bërë asaj një urim emocionues.
Kjo e fundit priti mesnatën për të thënë fjalët më të bukura për gjysmën e saj, me një postim në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime”.
Ky urim ka emocionuar pa masë Luanën e cila me një koment falenderon Marinën për fjalët e ëmbla.
“Jet boll më emocionovee se plasaa TE KAM JETËN TIME TË SHTREJNTË !!! Gjysma ime më e mirë”.
Mirëpo nuk ka munguar as urimi nga nëna e Luanës, e cila ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me të voglën e shtëpisë dhe në të shkruan fjalët më të ëmbla.
“E vogla ime ti. Gëzuar ditëlindjen jetë e bukur. Dinamikja, e guximshmja, dashuria ime. Festofsh edhe 100 vite ashtu si t’i do zemra. Faleminderit që ma zgjat jetën”, shkruan Maria.
Pas këtij urimi të ngrohë, Luana i ka kthyer përgjigje së ëmës duke i treguar se çdo gjë në jetë e bën për të.
“Mam çdo gjë që bëj në jetë është për ty. Je motivi e shembulli më i mirë në jetë. Te dua”, shkruan Luana.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë edhe ne shumë vite të lumtura Luanës dhe sa më shumë suksese në karrierën e saj!