• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Luana Vjollca drejt suksesit ndërkombëtar, zbulohet emri i artistit me famë botërore me të cilin do bashkëpunojë

Mbrëmjen e djeshme Marina Vjollca zbuloi përmes një komenti në ‘Instagram’ se shumë shpejt Luana do të sillte një bashkëpunim ndërkombëtar. “Imagjino çfarë duhet të them unë për pak ditë këngëtare internacionale. Krenare për motrën time!”, shkruante Marina.

Ndërsa Luana i shtoi akoma dhe më shumë dyshimet pas publikimit të një ‘Instastory’ në të cilën shprehej: “Nuk e keni idenë çfarë ju pret! Jam shumë e lumtur”.

“Gazeta Express” ka arritur të shuajë dyshimet e të gjithëve, sepse ka zbuluar se cili do të jetë këngëtari me famë ndërkombëtare me të cilin Luana do të bashkëpunojë. Është mësuar se ajo do të vijë në një duet me artistin australian, Faydee.

Për më tepër “Gazeta Exprees” ka siguruar një foto të dyve, sepse Faydee ka arritur në Kosovë për  xhirimet e videoklipit që pritet të përfundojë brenda pak ditëve.

Në një video stilistja e Luanës përmend një titull kënge “Habibi” dhe mesa duket kështu do të quhet bashkëpunimi i këngëtares me Faydee. Megjithatë detaje si ky dhe të tjerë pritet që të zbulohen ditët në vazhdim. /revistawho.com