Pas martesës së saj me reperin kosovar, Marina Vjollca, ka filluar pak nga pak të njohë traditat e Kosovës. Madje mund të themi se tashmë ajo di të shëtisë me sy mbyllur në vendet e Kosovës njëlloj si në vendin e saj. Për më tepër këtë gjë e kanë vërtetuar edhe disa komente në një fotografi të motrës së saj. Luana Vjollca ka postuar ditën e sotme disa fotografi ku ka treguar se ka shkuar për të vizituar një nga vendet më historike të Kosovës, Ulpianën.
Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë Marina, sepse si nuse Kosovë ajo di se cilat vende janë më interesantë për t’u vizituar. “Shko dhe tek tre sheshirat ose tek katër llullat, zgjidhe vetë”, – ka shkruar Marina. Pas kësaj komenti i Marinës ka shkaktuar shumë të qeshura dhe reagime tek fansat. /revistawho.com