• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Luana dhe Marina shkëlqejnë në recitalin e Elvana Gjatës

Ditën e shtunë këngëtarja Elvana Gjata pas një mungese të gjatë në tregun dhe skenën e muzikës shqiptare, vendosi të rikthehet fuqishëm me një koncert recital. Në këtë koncert u bë promovimi i albumit të saj më të ri të quajtur “3”. Kishte rreth 100 të ftuar nga çdo fushë duke filluar nga muzika, aktrimi, politika, televizioni etj. Të gjithë të ftuarit kishin zgjedhur veshje plot stil, por motrat Vjollca ishin ato që tërhoqën vëmendjen me veshjet e tyre të veçanta. Të dyja kishin veshur fustan të gjatë dhe që u shkonin përshtat pas formave të tyre trupore. Si Marina ashtu dhe Luana kishin zgjedhur si dizenjuese të fustaneve të tyre stilisten Blerina Kllokoqi Rugova.