Lori Hoxha është një nga personazhet që eksperimenton shpesh me ‘look-un’ e saj, duke u kthyer në frymëzim për shumë vajza të tjera. Çdo pamje e saj pëlqehet gjithmonë shumë dhe kthehet menjëherë në trend. Së fundmi Lori ka ndryshuar sërish ‘look’, duke i prerë flokët shkurt dhe duke i zbardhur akoma më shumë. Ky ndryshim është pritur mjaft mirë, pasi Lori duket mjaft tërheqëse. Duket se përveç fansave të saj, kjo pamje i ka pëlqyer shumë dhe Sarës. “Hajde Lori hajde”, i shkruan ajo në foton e publikuar. Në postim Lori duket edhe me disa krahë engjëlli të zeza, të cilat i përshtaten festës së “Halloween” që sapo lamë pas.