• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Lori Hoxha feston 26-vjetorin: Mirënjohëse që jam gjallë dhe që mund të shoh një tjetër vit

Sot Lori Hoxha feston 26-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale ka vendosur t’i dedikojë disa fjalë vetes dhe personave që kanë ndikuar në rritjen e saj. Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto nga vizita e saj në muzeun e Luvrit, në të cilat shihet e veshur shumë stil ashtu si çdo herë tjetër.

Përkrah fotove të postuara ajo ka shkruar: “Viti i fundit më ka ndryshuar në shumë mënyra dhe jam më shumë se mirënjohëse që jam gjallë dhe kam mundësinë të shoh një tjetër vit, që kam shansin të dua njerëzit që i dua akoma më shumë, që të korigjoj gabimet e së shkuarës dhe të bëj të tjera dhe të vazhdoj të punoj me veten time ndërkohë që përpiqem të jetoj jetën time më të mirë. Falenderuese ndaj gjithë atyre që kanë ndihmuar në formimin e gruas që jam sot”. Kohët e fundit Lori Hoxha ka qenë aktive në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit eksperienca të ndryshme, por nga ana tjetër duke u përpjekur të ruajë sa më shumë privatësinë. /revistawho.com