• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Loredana zbulon surprizën e radhës, shfaqet me një ‘look’ krejtësisht ndryshe

Ndonëse anuloi të gjitha koncertet e saj, Loredana ka qëndruar sërish pranë fansave të saj pasi vetëm pak ditë më parë publikoi klipin e saj më të fundit me titull ‘Labyrinth’, i cili deri më tani numëron 4.2 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.

Kënga ka pasur reagime nga më pozitivet, por fill pas këtij momenti, Zefi ka zbuluar se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor. 23-vjeçarja ka publikuar pak më parë në llogarinë e saj në ‘Instagram’, një foto ku duket me një ‘look’ krejtësisht ndryshe, me flokë kaçurrela, modeli tipik i viteve ‘90.

Këtë pamje e kemi parë dhe më parë në artiste të tjera të njohura shqiptare, të cilat kanë zgjedhur të eksperimentojnë dhe të vijnë ndryshe me pamjen e tyre. Nuk dihet se kur do të jetë data e lançimit të projektit më të ri të reperes, por kjo pritet të zbulohet shumë shpejt nga vetë Loredana në rrjetet sociale./revistawho.com

CLOSE
CLOSE