• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Loredana është përfshirë në krime edhe më herët, ish-mikja e saj zbulon ngjarjen

Lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme ka qenë arrestimi i reperes shqiptare në Zvicër, Loredana Zefit. Ajo është në polici për akuzën e zhvatjes me anë të kërcënimit kundrejt një çifti zvicerian. Pas akuzave që rendojnë mbi reperen ka dalë edhe një tjetër deklaratë e fortë nga njëra prej ish-mikeve të saj. Ajo ka shpjeguar me anë të postimeve në ‘Instagram’ që kjo nuk është hera e parë që Loredana vjedh nga persona të tjerë. Sipas vajzës në fjalë, reperja ka tërhequr para nga llogaria e saj pa kërkuar miratim bashkë më vëllanë në 2017-ën.

“Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë. Nuk më intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë. Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale. Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia/borxhin derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u harxhuan 538 euro”,-shkruhet në deklaratën ish-mikes së Loredanës, që është siguruar nga ‘Prive’.

Mesa duket problemet për Loredanën janë të mëdha dhe do rriten edhe më shumë në vazhdim. /revistawho.com