• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Loredana dhe Mozzik u përgjigjen kështu zërave për ndarje

Mozzik e Loredana së fundmi kanë qenë në qendër të vëmendjes pas lajmeve se mes tyre kishte krizë dhe se çifti ishte drejt ndarjes.

Këto zëra thuajse u vërtetuan kur Mozzik nuk e uroi Loredanën për ditëlindje publikisht. Megjithatë, reperi u ka dhënë fund fjalëve për ndarje nga Loredana duke u shfaqur në klipin e saj të fundit.

Ai ka ndarë pamje nga xhirimet që po bën Loredana duke zgjedhur të flasë kështu dhe të na thotë se ata janë pranë njëri-tjetrit, pavarësisht se është përfolur për një krizë në martesën e tyre. Loredana dhe Mozzik kanë së bashku edhe një vajzë të vogël, të cilën e kanë quajtur Hana./revistawho.com