Lori Hoxha është një nga vajzat më të ndjekura në ‘Instagram’, kjo për shkak të jetës luksoze që bën dhe udhëtimeve të shumta nëpër botës. Çdo veshje apo kombinim i saj kthehet menjëherë në trend dhe pëlqehet nga e gjithë masa e gjerë që e ndjek bukuroshen në llogarinë në ‘Instagram’.
Përveç fotove nga udhëtimet e saj, Hoxha publikon dhe momente të ëmbla pranë nipit të saj, London, për të cilin ka treguar se ka një dashuri shumë të veçantë. “Fotot që gjej ne telefon”, ka shkruar Lori bashkangjitur postimit të saj në ‘Instastory’, ku dallohet balli i vogëlushit. Mesa duket London është rritur tani dhe teze Lorit do i duhet të gjejë shumë ‘selfie’ të tij në telefon.
Kujtojmë se prej disa kohësh Hoxha është zhvendosur në Londër për të jetuar atje, ndërkohë që herë pas here kthehet pranë familjarëve këtu në Shqipëri./revistawho.com