Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Dafina Zeqirit! ‘Liri’, videoklipi i së cilës është përkrahur nga dy ministri dhe është financuar në kuadër të një projekti që ka për qëllim të lobojë për liberalizimin e vizave për kosovarët po merr jetë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimeve Evropiane e kanë përfshirë videoklipin në fushatën “Ëanderlust”, që është implementuar nga Këshilli Britanik në Prishtinë. I titulluar “Liri”- videoklipi i këngës të cilin Zeqiri e ka realizuar në bashkëpunim me “Mixey”- është xhiruar në Gjeravicë.