• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Linda Halimi mesazh prekës të atit për ditëlindjen: Jam betuar që do të ta shpërblej mundin

Këngëtarja nga Kosova Linda Halimi, e cila na bëri të gjithëve krenarë me paraqitjen e saj të parë në “American Idol”, ka uruar sot përmes një statusi në “Facebook” babain e saj për ditëlindje. Ja çfarë shkruan Linda: “Sot e ka ditëlindjen njeriu më i shtrenjtë në univers për mua. Ai është babi im!!! Babush, vitin e kaluar isha tek ti për ditëlindjen tënde, këtë vit s’munda të jem me ty të festojmë bashkë. Por ti më shumë se askush tjetër në botë më kupton pse. Të jam betu që do të punoj shumë, të ta shpërblej gjithë mundin tënd për mua edhe dy djemtë e tu. Shumë sfida kemi kalu në jetë, shumë vështirësi dhe shumë ke punu gjithë jetën tënde në kushtet më të rënda, të na ushqesh, të na shkollosh, e të na rrisësh, edukosh, ashtu siç ti dite më së miri. Je mbreti im, dhe të uroj vitet më të lumtura të jetës tënde të nisin nga sot. Të jam mirënjohëse për gjithë këshillat dhe disiplinën që më mësove se si të fokusohem e të punoj shumë në jetë. Duke ndjekur hapat e tu të punëtorit të palodhshëm u mësova të jem këmbëngulese në qëllimet e mia jetësore. Të premtoj që s’do të zhgënjej dhe falemnderit nga shpirti për gjithë besimin e krenarinë që ke në mua. Të dua pafund, ama nuk di se saaaa shumë por shuuumëëëë!!! Shpejt kam me ardh me t’pa e me t’shtrëngu shumë se shumë më ka marr malli! Happy Birthday Daddy”, – përfundon e mallëngjyer statusin e saj Halimi.