• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Lidhja e tyre është bërë serioze, por DiCaprio dhe e dashura e tij vazhdojnë t’ju fshihen kamerave

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij rreth 20 vite më e re, Camila Morrone, u fotografuan për herë të parë së bashku në dhjetor të 2017. Së fundmi dyshja e njohur janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në festivalin që bëri bashkë gjithë personazhet e njohur, “Coachella”.

Siç duket Leonardo DiCaprio nuk dëshironte të njihej në publik, prandaj ishte mbuluar me një kapele bejsbolli dhe syze sportive. Madje edhe e dashura e tij mbante të njëjtët aksesorë, por mund të dallohej më lehtësisht se aktori. Gjithsesi çifti i njohur nuk kanë arritur t’ju shpëtojnë fotove paparaci, që janë publikuar gjithandej në rrjete sociale.

DiCaprio është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për lidhjen e tij me modelen, por nga daljet publike me Camilan duket se gjërat mes tyre po bëhen më serioze. Aktori i njohur ka eksperienca të shumta me modele të famshme, sepse ishte një ndër djemtë më të lakmuar pas rolit të tij në filmin “Titanic” në 1997. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE