• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Libri i Arbanës bën edhe Eduartin të gatuajë, regjisori i bën dedikimin e veçantë

Për pak ditë pritet të dalë në treg libri i dytë i gatimeve i moderators së njohur, Arbana Osmani. Libri titullohet “Receta për 5 minuta” dhe është mjaft i pëlqyer, edhe pse nuk është publikuar akoma. Arbana zbuloi së fundmi edhe kopertinën e tij dhe të shumtë ishin ata që e kanë përgëzuar. Në mesin e urimeve, ra në sy edhe ai i Eduart Grishaj. Regjisori ka shkruar fjalët më të veçanta për bashkëpunëtoren e tij, duke zbuluar madje edhe një ‘sekret’, ky libër ka bërë edhe Eduartin të gatuajë. “Me këtë libër mund të gatuani ushqimet më të mira ndonjëherë. Më besoni sepse e kam nga eksperienca dhe kur kam arritur të gatuaj unë, mund t’ja dilni të gjithë”, shkruan ai ndërkohë që Arbana i kthehet plot dashuri: “Të vdes unë”. Me sa duket ky libër ka arritur të ‘vërë në punë’ edhe meshkujt e këtë e tregon më së miri ky postim i Eduartit.