Këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi është parë sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Prezenca e saj në këtë institucion të rëndësishëm ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të cilët i kanë bërë fotografi teksa ajo po i nënshtrohej procedurave të kontrollit në recepsion. Magazina.al raporton se këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar nga zyra e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Leonora ka konfirmuar se ishte për vizitë në Presidencë, por nuk ka dhënë detaje tjera për këtë takim në këtë institucion që është më i larti në hierarkinë e shtetit të Kosovës.