• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Lënë pas artistët më të njohur, Loredana dhe Mozzik në krye të klasifikimeve

Loredana dhe Mozzik publikuan ditën e djeshme bashkëpunimin e tyre më të ri me titill ‘Eiskalt’. Kjo këngë duket se është pëlqyer shumë nga publiku, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Loredana ka publikuar një foto nē ‘Instastory’ ku ka zbuluar se ‘Eiskalt’ është në krye të listës ‘Top 50’, duke lënë pas dhe artistë të njohur si Camila Cabello dhe Shawn Mendes. Por, kjo nuk mbaron me kaq. Vendin e 7 e zë një tjetër këngë e Loredanës, ‘Jetzt rufst du an’, e cila është publikuar 4 javë më parë, por duket se vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet. Kujtojmë se pak kohë më parë Loredana dhe Mozzik patën disa probleme me drejtësinë në Zvicër, por duket se çifti e ka hedhur prapa krahëve këtë periudhë të keqe dhe po shijojnë suksesin e tyre të përbashkët./revistawho.com