• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ledri Vula tha se nuk do të bashkëpunonte kurrë me të, reperi shqiptar i përgjigjet publikisht

Pak muaj më parë Ledri Vula ishte i ftuar special në emisionin “Nd’rrimi i natës”, ku u shpreh se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Gold Ag. Pas kësaj deklarate nga fansat dhe mediat u spekulua se dy reperët nuk kanë raporte të mira, por siç duket kjo nuk është e vërtetë. Mbrëmjen e djeshme Gold Ag ishte i ftuar në emisionin ‘Sunshine’ në radio “Prishtina” dhe gjatë intervistës i hodhi poshtë të gjitha thashethemet.

Ai tha se me Ledrin nuk ka asnjë mosmarrëveshje, madje të dy kanë folur shpesh me njëri-tjetrin. “Thjesht nuk i përshtatet natyra me mua. Unë këndoj për diçka ai për diçka tjetër. Ai më ka folur bile gjithmonë i pari sidomos kur është ndarë nga grupi i tij. Ai nuk ka qenë lajm i keq, por i mirë, sepse Ledri ka treguar zgjedhjen e tij”, është shprehur reperi. Ndër të tjera Gold Ag ka treguar se i respekton të gjithë artistët që merren me muzikë dhe se mund të bashkëpunonte me këdo që përshtatet. Së shpejti pritet që reperi të publikojë një duet me Anxhela Peristerin, i cili është paralajmëruar disa ditë më parë. /revistawho.com