• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Ledri Vula tërheq vëmendjen e mediave të huaja, ja si e quajnë reperin

Është padiskutim një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, por duket se Ledri Vula ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave të huaja. Ditën e sotme, reperi ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku zbulon se ishte në kopertinën e një gazete të njohur zviceriane. Mediat e quanin reperin ‘superstar’, duke e titulluar artikullin: ‘Superstari i Kosovës, performon në Zvicër”. Ata shkruanin për karrierën e Ledrit, këngët e tij të suksesshme brenda dhe jashtë kufirit shqiptar, si dhe për videot shumë të klikuara. Kohë më parë, ai është shprehur publikisht se nuk e synon tregun e jashtëm muzikor, megjithatë duket se e ka të pamundur të ndalë suksesin e tij. Që pas rikthimit të tij nga Amerika, Ledri ka sjellë hite të njëpasnjëshme dhe bashkëpunime që janë pritur shumë mirë nga publiku./revistawho.com