• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ledri Vula publikon sot klipin e ri, zbulohet emri i modeles që është pjesë e tij

Ledri Vula do publikojë sot në orën 12:00 një projekt të ri muzikor dhe fansat janë shumë entuziastë. Por surprizën më të madhe e ka zbuluar menaxheri i tij Faton Shoshi, i cili me anë të një postimi tregoi se pjesë e klipit do të jetë modelja Lorena Haliti.

Bukuroshja me origjinë shqiptare që ka ndërtuar një karrierë të gjatë në SHBA, siç duket është e ftuara speciale në klipin e reperit të njohur shqiptar. Kujtojmë se Lorena mori vëmendjen e mediave me deklaratën e saj në ‘E diell’ ku u shpreh se dëshiron të ketë një burrë shqiptar. Pas këtij momenti inbox-i i saj në ‘Instagram’ u mbush me mesazhe nga persona të ndryshëm të cilët dëshironin të kishin një lidhje me të. /revistawho.com