• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ledri Vula kërkoi një puthje, zbulohet çfarë fshihet pas postimit që “çmendi” vajzat

Ditën e sotme Ledri Vula publikoi në ‘Instagram’ një fotografi të tijën, në të cilën shihej se ishte duke pushuar në një pishinë. Në foto reperi shfaqej i lagur dhe në përshkrimin e saj shkruante: “Ama ni kiss kiss”. Menjëherë pas këtij postimi të gjitha fanset e tij filluan të komentin me shpejtësi për t’i treguar se janë të gatshme t’i dhurojnë një puthje.

Në fakt duket se arsyeja pas këtij postimi është më e madhe, sepse Ledri ka dashur të tregojë se do të vijë së shpejti në një bashkëpunim me një nga miqtë e tij më të mirë. Pas Ledrit edhe Lumi B publikoi një foto në ‘Instagram’ në të cilën shkruante: “Më shumë i pëlqen Lumi se Ledri. Kiss Kiss”.

Pas kësaj të gjithë kuptuan se dy reperët do të vijnë me një duet dhe kënga e tyre do të titullohet “Kiss Kiss”. Sipas “Prive” kënga e Ledrit dhe Lumit do të publikohet në fillim të javës që vjen. Kujtojmë se dy artistët kanë bashkëpunuar edhe më herët me njëri-tjetrin në këngët “Krejt shokt e mi”, “Shko”, “Tavolina”, “Shtrejt”, “Pablo” etj. /revistawho.com