• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ledri Vula kalon ditën me babain dhe vëllain e Dua Lipës, postimet në rrjete sociale tregojnë gjithçka për raportin e tyre

Ledri Vula ruan raporte shumë të mira me gjithë familjen e Dua Lipës dhe këtë gjë e kanë treguar së fundmi përmes disa postimeve në rrjete sociale. Ditën e djeshme reperi shqiptar e ka kaluar së bashku me babain dhe vëllain e Duas, Dukagjin dhe Gjin Lipa, në Ulqin.

Gjatë ditës ata kanë shëtitur me anije në bregdet, ndërsa natën e kanë kaluar në një ‘club’ ku Ledri ishte i ftuar për të kënduar. Gjatë koncertit të tij reperi nuk ka nguruar të përshëndesë Gjinin, i cili ka qëndruar gjatë gjithë kohës aty i pranishëm së bashku me të atin.

Të tre duket se e kanë shijuar shumë ditën e kaluar në prani të njëri-tjetrit dhe këtë gjë e tregojnë qartë postimet e tyre në rrjete sociale. Pavarësisht se vite më parë Ledri ka qenë në një lidhje dashurie me Dua Lipën, duket se kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tij me vetë këngëtaren, por edhe me familjarët e tjerë të saj. Madje Dukagjini dhe Dua kanë treguar shpesh se e vlerësojnë tepër talentin e Ledrit, ndaj ai ka qenë një ndër të ftuarit kryesor në koncertin e organizuar prej tyre “Sunny Hill Festival”. /revistawho.com