Prej disa javësh në ‘TVSH’ ka nisur transpetimin i një prej konkurseve më të veçanta të organizuar ndonjëherë në vendin tonë , “MasterChef Junior Albania”. Konkursi lidhet me gatimin dhe ata të cilët konkurrojnë janë fëmijët e apasionuar pas tij. Emisioni rezervon surpriza të shumta javë pas jave, duke e bërë akoma dhe më interesante këtë garë.
I ftuari për këtë javë do të jetë Ledri Vula. Jemi mësuar ta shohim atë teksa këndon, por këtë herë reperi do të shfaqet në një skenë gatimi aty ku e pranishme është edhe e ëma e tij, Xheraldina, e cila është pjesë e këtij formati televiziv.
Se çfarë do të bëjë reperi si i ftuari special i mbrëmjes, kjo gjë mbetet vetëm për tu parë. /revistawho.com