• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ledri Vula dhe Lorik Cana të emocionuar, nderohen me çmimin e rëndësishëm

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimit “Nderi i Gjakovës”, me të cilin janë nderuar disa personazhe të njohur nga bota e artit dhe showbiz-it. Ndër ta ishin dhe Ledri Vula e Lorik Cana, për kontributin e shquar të tyre në fushën e artit dhe të sportit. Pasi kanë marrë çmimet Ledri dhe Loriku kanë pozuar përkrah njëri-tjetrit, të lumtur për nderimin që ju është bërë. “I përulur dhe i nderuar. Gjithmonë. Faleminderit Gjakova”, ka shkruar Ledri bashkangjitur fotos me Canën.

View this post on Instagram

Humble and honoured. Allways. Thankyou Gjakova.

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Pas kësaj arritje nuk kanë munguar as urimet e shumta nga ana e miqve të dy personazheve të njohur. Kujtojmë se Ledri dhe Loriku kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e ka zbuluar ish-kapiteni disa kohë më parë. Ai tregoi se nëna e tij është me origjinë nga fisi Vula dhe ajo me babain e Ledrit janë kushërinj të dytë. /revistawho.com