Tashmë nuk është më sekret: reperit Ledri Vula ia ka rrëmbyer zemrën një vajzë nga Tirana, më saktësisht Adela Sollaku, punonjëse në Kuvendin Popullor. Lidhja me juristen, jo vetëm që e ka larguar Ledrin nga “telashet” e mëparshme, ku përfshihej shpesh në rivalitete reperësh, por edhe e ka bërë vizitor të rregullt të Tiranës.
Së fundi, Ledri ka mbërritur në kryeqytet për të performuar në gjysmëfinalen e “The Voice”, ndërsa kohën e tij të lirë e ka kaluar sigurisht me Adelën, lidhja me të cilën duket se është mjaft e konsoliduar dhe serioze. Çifti janë fotografuar teksa darkonin bashkë, dhe foton e postuar në rrjetet sociale e kanë shoqëruar me një zemër të kuqe, si për të treguar se dashuria e tyre është mjaft e fortë.
Pak javë më parë, Ledri dhe Adela kanë kaluar disa ditë pushime në Maldive, ku ishin edhe në shoqërinë e mikeshës së tyre të përbashkët, Lori Hoxha./ Balkanweb