• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ledion Liço bën 33 vjeç, Sara Hoxha publikon videot nga festa e madhe

Ditën e sotme Ledion Liço feston 33-vjetorin e lindjes dhe këtë ditë të shënuar ka vendosur ta festojë me miqtë dhe të afërmit e tij. Producenti dhe moderatori i njohur ka organizuar një festë të madhe, me muzikë dhe pije të mirë. Sara Hoxha ka publikuar në “Instagram” disa momente nga festa, në të cilën shihet se të gjithë po e shijojnë shumë.

Në njërën prej videove motra e saj, Lori, shihet teksa kërcen bashkë me Ledionin nën ritmet e këngëve shqiptare. Ata të dy kanë treguar shpesh se kanë një raport perfekt me njëri-tjetrin, njësoj si të ishin dy miq të mirë.

Madje ditën e sotme mes të dyve nuk munguan as shakatë, sepse Lori i hapi vetë një profil Ledionit në ‘Instagram’ për ta rikthyer edhe njëherë në rrjete sociale. Ajo publikoi dy foto të sajën me Ledionin dhe një tjetër ku shfaqej vetëm dhe shkruante me shaka: “Kunata ime”. Ndërsa këtë vit ashtu si çdo herë tjetër nuk mungoi një urim shumë emocionues nga Sara, por që këtë herë mbarte një peshë akoma dhe më të madhe. Ajo zbuloi se ata do të bëhen prindër të një djali për herë të dytë dhe nuk ngurroi të falenderonte Ledionin si baba dhe bashkëshort. Kujtojmë se Sara dhe Ledioni janë prindër të një vogëlushi 2-vjeçar të quajtur London Noor. /revistawho.com