Foto e shkrepur në “Mediaset” e moderatores së dashur shqiptare, Alketa Vejsiu, i bëri të gjithë të aludojnë se ajo ka lënë televizionin ‘Klan’ drejt një suksesi më të madh. Në një shkrim të gjatë në rrjetin e saj social, Alketa rrëfen se kjo nuk është e vërtetë dhe në rastin e parë përtej kufijve do ta thotë me shumë krenari që është shqiptare. Alketa vazhdon jetën e saj normalisht në Tiranë, por ashtu siç dhe thotë me një qasje globale që kapërcen kufijtë e vendit tonë. Në fakt ky ështē një lajm i mirë, pasi largimi i Alketës nga Shqipëria do të ishte një humbje e madhe e ekranit./revistawho.com