• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Largohet nga emisioni për të nisur “Pushime on Top”, Ori Nebijaj i dedikon fjalët më të bukura stafit të “Wake Up”

Ori Nebijaj dhe Isli Islami prej kohësh i kemi parë çdo mëngjes në ekranin e televizionit të ‘Top Channel’ në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’. Për Orin, ky rrugëtim ka përfunduar këtë sezon, pasi moderatorja do të nisë së shpejti emisionin ‘Pushime on Top’. Me rastin e largimit të saj, ajo ka publikuar në ‘Instagram’ ku shfaqet në krah të kolegut të saj, Islit dhe i dedikon të gjithë stafit fjalët më të bukura. “Çdo ditë bashkë, në të gdhirë, ama çdo ditë me energji dhe dashuri për punën e palodhur që bëjmë të gjithë bashkë dhe mbi të gjitha, për mirëkuptimin dhe shoqërinë e rrallë që kemi”, ka shkruar Ori. Dyshja ka marrë shumë komente pozitive për punën e tyre dhe pozitivitetin që përcjellin. Kujtojmë që pak kohë më parë, nisën thashetheme se Isli dhe Ori mund të ishin në një lidhje, por ata i mohuan thashethemet duke thënë se mes tyre ka një shoqëri të veçantë./revistawho.com