Prej pothuajse 3 vitesh, Mira Konçi dhe Shtëpim Saraçi janë larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Amerikë. Pas kaq shumë vitesh larg ekranit dhe mediave, pothuajse askush nuk e dinte se si dukeshin ata. Ditën e sotme, një sallon bukurie në Tiranë ka publikuar një foto të Mirës, me flokë të gjata të kthyera në fund, me një ngjyrë që sa vjen dhe çelet në fund dhe me një tualet shumë minimalist. Mira vazhdonte të ishte po aq pozitive dhe e ëmbël. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, duket se tek ajo nuk kanë dhënë asnjë efekt. Kujtojmë se Mira dhe Shpëtimi janë prindër të një vajze dhe një djali, arsyeja për të cilin çifti vendosi të jetonte në Amerikë./revistawho.com