Tim Bergling i njohur publikisht si Dj Avicii ka marrë një vendim i cili ka shokuar fansat në të gjithë botën. Ai ka zgjedhur t’i përkushtohet tërësisht jetës së tij personale duke hequr dorë nga pasioni i tij si Dj. “Ju jam mirënjohës dhe do të jem gjithmonë me ju”, – i është drejtuar ai fansave duke i lajmëruar për lajmin e hidhur të shkëputjes përfundimtare nga muzika. Ai ka patur një karrierë të shkurtër. por të suksesshme.
Dj suedez ka zgjedhur të jetojë në vazhdim si Tim Bergling dhe jo më si Avicii.