Kompania dikur ka qenë një ndër prodhuesit më të mëdhenj të smartphone-ve, por tashmë ka deklaruar se do të ndalojë së prodhuari aparate celulare. Tentativa e tyre e implementimit të sistemit operativ android duket se nuk ka funksionuar. “Kompania ka në plan t’i japë fund gjithë zhvillimit të brendshëm hardëare dhe do t’ia transferojë atë funksion partnerëve”,- ka thënë në një deklaratë John Chen, CEO i kompanisë.
Mendohet se fokusi kryesor i Blackberry-t në të ardhmen do të jetë mbi softëare. Shitjet e kësaj kompanie kanë pësuar ulje drastike, edhe pse në vitet 2000 ka qenë një ndër kryesorët e tregut të telefonave. E njëjta histori ka ndodhur edhe me Nokia-n, e cila në vitin 2009 kontrollonte rreth 20% të tregut, ndërsa sot sipas statistikave vetëm 1% ./Blitz.al/