• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

LAJM I FUNDIT/ Marina Vjollca vishet nuse (FOTO)

Teksa ne prej kohësh presim me pa durim lajmin e dasmës, Marina Vjollca i kalon të gjitha pritshmëritë. Sonte në sfilatën e ‘Class by Alekta Vejsiu’, ku prezantohet një koleksion fustanesh nusërie, moderatorja e ‘Top Channel’ u vesh nuse për herë të parë. Eshtë bërë e zakonit që në sfilata të tilla të ketë ‘nuse nderi’ (kujtojmë traditën e nisur nga “Geraldina Sposa” prej 12 vitesh, me mbylljen e sfilatës me personazhe të famshëm). Në të sajën, Alketa ka zgjedhur Marinën, një nga personazhet më të pëlqyer të shqiptarëve. Me këtë, shpjegohen edhe fotot që kuriozuan publikun kur Marina dhe Getoari u panë në shoqërinë e Alketës. Në sfilatën në fjalë kishte krijime të stilistëve të ndryshëm dhe veshje dizenjuar ekskluzivisht nga Rezarta Skifteri./revistawho.com