• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Lady Gaga prezanton linjën e re të ‘make up-it’ me rrëfimin e ndjerë: Kur isha e re nuk ndjehesha e bukur

Shumë shpejt Lady Gaga do t’ju bashkohet emrave të personazheve të njohur që kanë ngritur një biznes me produkte kozmetike. 33-vjeçarja do të prezantojë së shpejti linjën e re të produkteve të bukurisë të quajtur “Haus Laboratories”, të cilat do të shiten në “Amazon” duke filluar nga shtatori. Këngëtarja ka publikuar gjatë ditës së sotme foto dhe video të ndryshme të linjës së re, që do të përmbajë buzëkuq me ngjyra të ndryshme, produkte për fytyrën dhe sytë.

Për t’i njohur të gjithë me punën e re të saj Lady Gaga ndau me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një rrëfim të ndjerë. “Kur isha e re, asnjëherë nuk ndjehesha e bukur dhe kisha vështirësi të gjeja bukurinë e jashtme dhe të brendshme tek vetja. Më pas zbulova fuqinë e ‘make up-it’. Më kujtohet kur shikoja nënën time që vendoste ‘make up’ çdo mëngjes, për të nxjerrë në pah fytyrën e saj guximtare si një grua punëtore që ishte. Më pas unë fillova të eksperimentoja me ‘make up-in’ si një mënyrë për të bërë ëndrrat e mia realitet për të qenë po aq e fortë sa nëna ime”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

View this post on Instagram

When I was young, I never felt beautiful. And as I struggled to find a sense of both inner and outer beauty, I discovered the power of makeup. I remember watching my mother put her makeup on every morning, basking in the glow of her power to put on her bravest face as the hard working woman she was. I then began to experiment with makeup as a way to make my dreams of being as strong as my mother become true. It was then that I invented Lady Gaga. I found the superhero within me by looking in the mirror and seeing who I wanted to be. Sometimes beauty doesn't come naturally from within. But I'm so grateful that makeup inspired a bravery in me I didn't know I had. I've come to accept that I discovered my beauty by having the ability to invent myself and transform. They said I was just weird, but really, I was just Born This Way. Love, Lady Gaga

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on

Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se vetëm prej ‘make up-it’ arriti të zbulonte guximin brenda vetes dhe bukurinë e vërtetë. Linja e produkteve të Lady Gaga do të mund të rezervohen në datë 15 korrik, por ata që nuk do të kenë mundësinë mund të blejnë më vonë diçka kur të lançohet në “Amazon”. /revistawho.com