• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Lady Gaga: E mbajta sekret për shumë vite, por nuk kam më turp

Përmes një postimi në ‘Instagram’ Lady Gaga ka treguar qartë se historinë e saj të përdhunimit e ka mbajtur të fshehtë nga familja sepse i vinte turp. Pas natës së çmimeve ‘Oscar’ ajo është shprehur se gjyshja e saj e ka marrë për t’i thënë se ishte krenare për të. Ja shkrimi i plotë i saj: “Gjyshja ime(në mes) dhe tezja ime Sheri (në të djathtë) që më morën ditën pas ‘Oscar’ sepse unë kurrë nuk jua kisha thënë që isha një e mbijetuar. Kisha shumë turp. Shumë frikë. Dhe mu desh shumë kohë që t’ja pranoja dhe vetes sepse unë isha katolike dhe e dija që ishte keq, por mendoja se ishte faji im. Mendoja se ishte faji im për 10 vjet. Mëngjesin pas ‘Oscar’ kur fola me gjyshen time Ronnie, me lotë në sytë e saj që i ndjeja përmes telefonit, ajo më tha: “Mbesa ime e dashur, kurrë nuk kam qenë më krenare se sot për ty.” Diçka që e mbajta sekret prej kohësh sepse isha shumë e turpëruar, u kthye në gjënë që gruaja e jetës sime ishte krenare”.