Kylie Jenner e ka ‘çmendur’ rrjetin me fotot më të ëmbla të vajzës së saj, Stormi. Ajo zbuloi se dita e djeshme ju dedikua së voglës dhe bashkë me partnerin e saj u nisën për një aventurë të bukur në natyrë. Sigurisht që komentet në postimin në fjalë qenë të shumta dhe të gjithë shkruajtën fjalët më të ëmbla për të voglën e cila po rritet çdo ditë e më shumë. Megjithatë vëmendjen e mori edhe një detaj tjetër. Hailey Baldwin është prekur shumë nga ky postim dhe po mendon seriozisht që të bëhet nënë duke parë të voglën e yllit televiziv.
https://www.instagram.com/p/B0WcE1pntaP/?utm_source=ig_embed
“Të lutem ndalo, dua dhe unë një fëmijë. Ajo është më e ëmbla”, ka shkruar modelja në foton e Stormit. Kujtojmë se Hailey dhe Justin janë shprehur shpesh edhe publikisht për dëshirën e madhe që të bëhen prindër, por kanë theksuar se nuk është një plan i afërt. / revistawho.com