• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Jenner shkëlqeu në “Met Gala”, por as këtë herë nuk ju shpëtoi akuzave për ‘photoshop’

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj të “Versace” në mbrëmjen e madhe të “Met Gala”. Fustani, i cili vinte në formën e një rrjete, i nxirrte në pah të gjitha hiret e saj.

Megjithatë edhe këtë herë Kylie nuk ka arritur t’ju shpëtojë kritikave të ashpra të fansave, të cilët mendojnë se ajo ka përdorur ‘photoshop’ për fotografitë e “Met Gala”. Një faqe në ‘Instagram’, “Celbface”, e cila menaxhohet nga një person anonim, ka krahasuar dy foto të Kylie-t të shkrepura gjatë eventit në fjalë. Njëra prej tyre është realizuar nga një agjenci fotografike, ndërsa tjetra është publikuar nga vetë ylli i “Keeping Up With the Kardashians”. Në këtë të fundit duket se Kylie ka përdorur “photoshop” për të zvogëluar më shumë belin e saj. Menjëherë pas kësaj fansat kanë shkruar të irrituar se si ka mundësi që ajo vazhdon të kërkojë bel të hollë edhe pse ka kryer operacione plastike, ka bërë lipostucion dhe përdor korse. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Kylie akuzohet për përdorimin e ‘photoshop-it’, sepse motrat Kardashian-Jenner kritikohen shpeshherë për këtë gjë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE