• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Jenner përballet me situatën e vështirë, kalon ditën në spital me vajzën e sëmurë

Fundjava që lamë pas nuk ka qenë aspak e këndshme për Kylie Jenner, pasi i është dashur të përballet me një situatë të vështirë prej vajzës së saj. 21-vjeçarja e ka kaluar ditën e dielë në spital bashkë me Stormin, sepse vogëlushja u sëmurë për shkak të një alergjie. Kylie ka publikuar në “Instagram” një foto, në të cilën Stormi shihet duke fjetur në krahët e saj. “E kaluam ditën në spital me vogëlushen time. Ajo pati një reaksion alergjik, por tani është 100% mirë dhe ne jemi në shtëpi. Asgjë tjetër nuk ka kuptim, kur ndodhin gjëra të tilla. Zoti i bekoftë të gjitha nënat me fëmijë të sëmurë”, ka shkruar ylli i “Keeping Up With The Kardashians”.

Kylie dhe të gjithë personat që e rrethojnë kanë treguar se ajo është nënë shumë e mirë dhe kjo situatë që sapo kaloi e vërtetoi më së miri këtë gjë. Pavarësisht se ajo është shumë e re në moshë, ja ka dalë mbanë që vajzën e saj ta rrisë ashtu siç duhet. Kujtojmë se Stormi erdhi në jetë në shkurt të 2018-tës dhe është fryt i dashurisë së Kylie Jenner me Travis Scott. /revistawho.com