• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie Jenner nuk mund ta fshehë lumturinë, ja sa para fitoi ajo nga shitja e pjesshme e kompanisë së saj

Miliarderja e njohur, Kylie Jenner shiti 51% të aksioneve të kompanisë së saj të bukurisë. Ky lajm u bë i ditur nga vetë familja Kardashian, teksa zbuluan gjithashtu se nga kjo shitje Jenner fitoi 600 milionë dollarë.

Burime ekskluzive për ‘Hollywoodlife’ kanë treguar gjithashtu se 22-vjeçarja është shumë e lumtur pas këtij vendimi. Ajo mendon se ky vendim do ta ndihmojë ta rrisë më shumë linjën e saj të produkteve të bukurisë, duke e përqendruar gjithçka tek cilësia e tyre dhe jo tek emri.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Kylie lançoi një nga setet e fundit të kujdesit të lëkurës, i cili u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetin social të ‘Twitter’./revistawho.com