• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie Jenner kthehet pas në kohë, fansat reagojnë të shokuar nga pamja e miliarderes

Kylie Jenner i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me postimet më të fundit në rrjetin e ‘Instagram’. 21-vjeçarja ka publikuar me rastin e ditëlindjes së shoqes së saj të ngushtë, disa foto të mëparshme, ku dallohej lehtësisht se miliarderja nuk kishte kryer ende asnjë ndërhyrje plastike.

Menjëherë pas këtyre pamjeve të publikuara, nuk kanë munguar reagimet e shumta të ndjekësve të saj të cilët vinin në dukje ndryshimin e madh që Jenner ka bërë. Pavarësisht komenteve negative, Kylie ka zgjedhur mos t’i përgjigjet askujt lidhur me të shkuarën e saj, duke treguar dhe njëherë se nuk e bezdisin më këto komente.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që familja Kardashian-Jenner sulmohet nga të gjithë ndjekësit për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale, të cilat i kanë mohuar në çdo dalje të tyren publike./revistawho.com