• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Kylie Jenner konsumon çdo mëngjes këto tre ushqime

Kylie Jenner njihet për fizikun e mirë që ka, por edhe si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it botëror. Ylli i ‘Keeping up with Kardashians’, së fundmi ka postuar në ‘Instagram’ pak momente nga dita e saj. Mëngjesin e ditës së djeshme, Kylie zbuloi edhe ushqimin me të cilin është fiksuar prej disa ditësh. Vakti më i rëndësishëm i ditës për bukuroshen e ekranit përfshin: vezë të skuqur, avokado dhe proshutë nga mishi i gjelit të detit. Në story-n e publikuar në ‘Instagram’ ajo shprehet se është e fiksuar me këtë ushqim prej kohësh dhe nuk po e ndryshon dot rutinën e saj.

Mesa kuptojmë, dieta e Kylie përfshin mëngjes të pasur me vlera ushqyese. Ndoshta edhe ju do bënit mirë ta ndiqnit si këshillë këtë zgjedhje të saj./revistawho.com